Para çdo turneu, tifozët janë skajshmërisht optimistë për suksesin e skuadrës së tyre dhe gjithçka e marrin me eufori.
Të kapluar nga emocionet ata bëjnë edhe veprime nga më të ndryshmet duke i përfshirë edhe ato që do të qëndrojnë një kohë të gjatë.
Kështu ka vepruar një tifoz i Anglisë. Ai ishte aq i bindur në triumfin e kombëtares së tij në ‘Euro 2016’, saqë bëri tatuazh flamurin e shtetit me përshkrimin: “Fituesit e ‘Euro 2016’”.
Mirëpo, Tre Luanët u eliminuan nga turneu që në të tetën e finales, edhe atë nga një përfaqësuese si Islanda.
Dhe natyrisht, talljet me tifozët anglezë nuk kanë të ndalur. Kurse tifozi i përmendur do ta vuajë gjithë jetën atë tatuazh. /Telegrafi/