Nga klubi i Borussia Dortmundit iu është kërkuar tifozëve që të qëndrojnë një kohë në stadium, në mënyrë që të mos ketë incidente ngjat largimit të tyre.
Ndeshja ndërmjet BVB dhe Monacos është shtyrë për nesër, duke qenë se një shpërthim ka ndodhur pranë autobusit të klubit gjerman në momentin e nisjes.
“Ne së pari ju rekomandojmë të qëndrojnë në stadium dhe të qëndrojnë të qetë në mënyrë që të sigurohet një largimin rregullt. Ju faleminderit!”, thuhet në kumtesën e klubit gjerman.
Ndryshe, pasi morën lajmin për këtë incident, tifozët e Monacos nisën thirrjet: “Dortmund, Dortmund…”.
Ndërkaq, më herët është bërë e ditur se biletat do të vlejnë edhe për ndeshjen e nesërme (e mërkurë). /Telegrafi/
https://twitter.com/talkingbaws/status/851867237397008384