Kufizimet e rrepta për tifozët në Kupën e Botës në Katar nuk ndalen. Kontrollet në stadiume në fakt kanë zero tolerancë ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e vendit dhe këtë tifozët anglezë e kanë ndjerë në lëkurën e tyre.
Gjegjësisht, në rrjetet sociale kanë dalë foto të dy fansave anglezë, të veshur si ushtarë të ‘Kryqëzatave’, të cilët janë përjashtuar jashtë nga sigurimi.
Tifozët, të bindur se thjesht kishin veshur një kostum të padëmshëm, u ndaluan para ndeshjes kundër Iranit, pasi veshjet e tyre konsiderohen shumë fyese për myslimanët, për shkak të historisë së kryqëzatave në vendet arabe.
England fans in Qatar BANNED from dressing up as St George https://t.co/dmW2lqflJ4
— Daily Mail Online (@MailOnline) November 25, 2022
Të dy tifozët mbanin gjithashtu shpata plastike, ndërsa u shoqëruar nga katër oficerë policie në portën e sigurisë.
Është bërë e ditur se rregulla të ngjashme do të zbatohen edhe për ndeshjen e sonte kundër SHBA-së, ku ‘The Times’ raporton se tifozëve anglezë u është ndaluar kjo lloj veshje si ushtarë./Telegrafi/