Telegrafi

Tifozët, zyrtarëve të Liverpoolit: Shiteni Sturridgen

Mediat e njohura ndërkombëtare kanë zbuluar lajmin se PSG-ja është e interesuar për shërbimet e Daniel Sturridget.

Dhe oferta e tyre është shumë e lartë, përkatësisht rreth 60 milionë euro për ish-lojtarin e Chelseat.

Por, problemet me lëndimet të sulmuesit të Liverpoolit, mund të jenë pengesë për kalimin në Anfield Road .

Për këtë shkak tifozët e The Reds i kanë rekomanduar bordit ta shesin reprezentuesin anglez, pasi një ofertë e tillë nuk vjen dy herë.