Gazeta e madhe spanjolle Marca ka bërë një sondazh ku ka pyetur tifozët se cilët futbollistë duhet të ftohen për në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Për trajnerin Julen Lopetegui do të jetë e vështirë të zgjedh se cilët futbollistë t’i marr me vete në Rusi e cilët t’i lë jashtë listës prej 23 futbollistëve.
Megjithatë, gazeta Marca me anë të një sondazhi të provuar t’i ndihmojë përzgjedhësit me pyetjen drejtuar tifozëve se cilët futbollistë duhet të ftohen.
Në këtë sondazh të gazetës spanjoll morën pjesë plot 120 mijë njerëz, të cilët votuan për të preferuarit e tyre, ndërsa befasia më e madhe është lënia jashtë e Alvaro Moratas.
Ish-sulmuesi i Real Madridit nuk po përjeton formën e fillim sezonit me Chelsean dhe kjo ka bërë që edhe trajneri ta lë jashtë për dy miqësoret e zhvilluara në fund të këtij muaji dhe mund ta lë jashtë edhe për Kupën e Botës nëse nuk ka përmirësime.
Te portierët nuk ka dyshime, dhe sikurse trajneri ashtu edhe tifozët kanë zgjedhur David De Gean si zgjidhje të parë dhe Pepe Reinan dhe Kepan.
As te mbrojtja nuk ka shumë dilema pasi priten të ftohen Carvajal, Pique, Ramos dhe Jordi Alba. Tifozët gjithashtu mbështetur edhe thirrjet për Marcos Alonso, Nacho, Azpilicueta dhe Sergi Roberto, ndërsa jashtë pritet të mbet Odriozola.
Në mesfushë priten të ftohen Isco (më i votuari), Iniesta, Busquets, David Silva, Asensio dhe Koke, ndërsa priten ftesat edhe për Saul, Lucas Vazquez. Parejo dhe Mata mendohet të jenë larg ftesave të Lopeteguit ashtu sikurse tifozëve.
Vija e sulmit përbëhet nga Diego Costa, Rodrigo dhe Iago Aspas duke lënë jashtë listën Moratan, ndërsa një vend nuk pritet ta sigurojë as Pedro Rodriguez. /Telegrafi/