Telegrafi

Tifozët ultras të PSG-së: Jemi krenarë me klubin, por jo me lojtarët

Ashtu edhe siç pritje, eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk është pritur mirë nga tifozët e Paris Saint-Germainit.

Skuadra franceze u eliminua nga 1/8 e finales pasi pësoi humbje në stadiumin e tyre 1-3 nga Manchester Unitedi.

Tifozët ultrast të klubit e shikojnë këtë si të papranueshme dhe nëpërmjet një letre publike i kërkojnë lojtarëve të nderojnë fanellën e klubit dhe mos të luajnë për para.

Ekipi që startoi ndaj Man Utds (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Ata lojtarë që duhet të luanin me nder dhe të mbronin fanellën u janë borxh tifozëve, klubit, punonjësve dhe gjithë atyre që luftojnë”.

“Ne nuk jemi tifozë të fitoreve, por ne nuk do të lejojmë lojtarët pa krenari të lënë klubin tonë në baltë”.

“PSG meriton më shumë se mercenarë që janë të interesuar më shumë për rrogat e tyre se mbrojta e fanellës”.

“Krenarë me klubin, por jo lojtarët”, janë disa nga rreshtat e shkoqitur nga letra e gjatë e postuar në rrjetet sociale nga ultrasit. /Telegrafi/