Site icon Telegrafi

Tifozët ultras të Lazios ‘varin’ tri yjet e Romës (Foto)

Tifozët e Lazios kanë rritur fushatën e tyre kundër homologëve të tyre romak me një mesazh të zymtë që kërcënon lojtarët jashtë Koloseumit.

Pas mbajtjes së një funerali si tallje për rivalët e tyre jashtë terrenit të trajnimit në Trigoria, përpjekja e fundit kishte një ndjenjë edhe më të keqe për futbollistët e Romës.

Aksioni i parë me funeralet e futbollistëve

Tifozët ultras të Lazios kanë bërë edhe aksionin e radhës, ku kësaj radha situata është edhe më e rëndë, pasi aty pasqyrohet tre futbollistët kryesorë të skuadrës së Romës teksa janë varur në një urë.

“Një këshillë, pa ofendime,… bëni gjumë me dritën ndezur!”, shkruhej në mesazhin e transparentit të shfaqur në një urë nga tifozët e Lazios, me yjet Radja Nainggolan, Mohamed Salah dhe Daniele De Rossi me kokë të varur, përcjell Telegrafi.

Kulmi i rivalitetit romak pasqyrohet nga kjo fotografi!!

Kjo mund të konsiderohet si një kërcënim i drejtpërdrejtë për lojtarët, ndërsa La Stampa raporton se policia e Romës po shqyrton çështjen.

Lexo po ashtu Roma "sundohet" nga Lazio (Video)

Raporti sugjeron që Ultrasit e Romës tashmë mund të punojnë në një përgjigje pasi tensionet janë rritur pas fitores 3-1 të Lazios ndaj Giallorossëve në Derby della Capitale të dielën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version