Fitorja e Irlandës në minutat e fundit kundër Italisë ka sjellë eliminimin e Turqisë nga Euro 2016.
Sigurisht që tifozët turq kanë mbetur të pakënaqur nga kjo situatë dhe kanë sulmuar të shumtë në numër adresën e Twitter të Kombëtares italiane.
Komenti që shihet më shpesh në postimet e tifozëve turq është shumë i qartë: Ndeshje e kurdisur.
Ndoshta tifozët turq kishin harruar se akuza të njëjta u bënë edhe ndaj Republikës Çeke dhe Islandës, të cilat nuk iu angazhuan në dy ndeshjet e fundit në grupin kualifikues të Euro 2016, duke mundësuar kalimin e Turqisë dhe eliminimin e Holandës.