Baret sportive në Katar po u kërkojnë tifozëve të paguajnë deri në 240 funte apo mbi 270 euro për të parë ndeshjet gjatë Kupës së Botës.
Shumë tifozë të futbollit tashmë kanë anuluar planet për të udhëtuar në Katar për turneun më të madh në botë, për shkak të kostove të mëdha.
Disa tifozë do të qëndrojnë në kampet e shkretëtirës dhe vendet fqinje për qindra euro në natë për shkak të mungesës së madhe të akomodimit të përballueshëm në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Tani, sipas faqes iNews, baret sportive në qytet do të vendosin gjithashtu tarifa për të hyrë, që barazohet me rreth 48 funte apo rreth 55 euro vetëm për të hyrë dhe për të parë ndeshjet e fazës së grupeve.
? £80 for a bottle of Budweiser or Corona
? £80 for a glass of house wine
? £240 to watch World Cup games? Football fans will face extortionate cover charges to watch World Cup games in Qatar’s hotel bars.
Exclusive from @PeteHall86 ?https://t.co/xsIv7B7hpR
— i sport (@iPaperSport) November 8, 2022
Tarifa do të përfshijë tre pije dhe fansat do të mund të zgjedhin nga birrat Budweiser apo Corona, ose një gotë verë shtëpie.
Për fazat e eliminimit, çmimi do të rritet në 750 rial, që është 180 funte apo 205 euro. Për gjysmëfinalet dhe finalet, tarifa e hyrjes rritet në 1000 rialë, që është 240 funte apo rreth 275 euro. Kjo do të thotë se fansat do të paguajnë 80 funte apo 91 euro për një pije.
Këto tarifa janë për çdo ndeshje, që do të thotë se ju duhet të paguani një tarifë tjetër hyrjeje nëse dëshironi të qëndroni për ndeshjen tjetër.
Views of one of the World Cup fan villages in Doha, Qatar.
A stay at Al Emadi costs over $200 per night ? pic.twitter.com/yh6QfIpcBZ
— B/R Football (@brfootball) November 9, 2022
Është raportuar se shumica e bareve sportive paguajnë tarifa hyrje që vijnë me kuponët e pijeve. Me çmime që variojnë nga 35-100 funte apo 40-115 euro.
Çmimet e alkoolit në Katar janë tashmë ndër më të lartat në botë për shkak të ‘taksës së mëkatit’ që kanë vendosur autoritetet lokale.
Kupa e Botës do të nisë të dielën, më 20 nëntor, ku nikoqiri Katari do të përballet me Ekuadorin. /Telegrafi/