Sporting Lisbona nuk po kalon momente të mira këtë edicion si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Stërvitja e fundit ka qenë një çmenduri totale, pasi në qendrën stërvitore të Sportingut, rreth 50 tifozë ultras të skuadrës kanë sulmuar lojtarët dhe stafin.
Kjo ka ndodhur kur ata ishin duke e kryer stërvitjen.
Tifzoët ishin maskuar për të mos i njohur askush dhe kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës.
Më së keqi e ka pësuar sulmuesi holandez Bas Dost.
Plagë të lehta kanë marrë lojtarët si Acuna, Rui Patricio, Ëilliam Carvalho, Misic dhe Battaglia.
Reagimi i tifozëve ka ardhur pas humbjes së Sportingut 2-1 ndaj Maritimos dhe mbetja jashtë Ligës së Kampionëve për këtë vit. /Telegrafi/