Telegrafi

Tifozët skocezë para syve të atyre serbë e festuan me shqiponjë triumfin në Ligën e Evropës – përleshja fizike u zhvendos në rrugë

Rangers mposhtën ekipin serb, Crvena Zvezdan në kuadër të 1/8 së finales së Evropa Ligës, duke u kualifikuar kështu në fazën çerekfinale.

Rivaliteti mes dy skuadrave nuk ishte vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve.

Ishin tifozët mysafirë që bënin shqiponjën drejtuar tifozëve serbë.

Ndërkohë, pas ndeshjes, pati edhe një përleshje mes dy taboereve të tifozëve.

Ato u zhvendosën jashtë stadiumit, me dy tifozeritë që hodhën gjësende të forta mes tyre. /Telegrafi/