Telegrafi

Tifozët shqiptarë dhe ata francezët këndojnë së bashku shqip (Video)

Edhe pse Shqipëria dhe Franca do të luajnë si kundërshtarë mbrëmjen e sotme në orën 21:00, tifozët e të dyja skuadrave kanë gjetur kohë të argëtohen së bashku, duke kënduar rrugëve të Marsejës.

Kuq e zinjtë tanë, lojtari i 12-të, janë me të vërtetë tifozët më karizmatikë të këtij Evropiani, ku pasi kënduan një ditë më parë këngë shqiptare me tifozët anglezë, sot atyre ju janë bashkuar dhe tifozët francezë.

Nuk ka krenari më të madhe dhe ngjarje më të bukur dhe historike, se sa kur sheh që edhe tifozët kundërshtarë këndojnë këngë shqiptare.