Telegrafi

Tifozët polakë vërshëllyen anglezët gjatë gjunjëzimit shkaku i racizmit, por gjesti i Lewandowskit është për t’u vlerësuar

Lojtarët anglezët janë vërshëllyer nga tifozët e Polonisë pas uljes në gjunjë shkaku i racizmit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në “Katar 2020”.

Ashtu siç bënë në Hungari, lojtarët e Anglisë të gjithë u gjunjëzuan në Poloni të mërkurën mbrëma edhe përkundër se gjesti i tyre po kundërshtohet.

Lojtarët e Tre Luanëve u tallën me zë të lartë në Budapest për gjunjëzimin e tyre kundër diskriminimit racor dhe për fat të keq, e njëjta gjë ndodhi edhe në Varshavë.

Para incidentit pak sekonda para fillimit, tifozët e Polonisë kishin treguar një klasë duke duartrokitur himnin kombëtar të Anglisë.

Por, gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike sapo lojtarët e Gareth Southgate u gjunjëzuan, me brohoritjet që vinin nga i gjithë stadiumi në kryeqytetin polak.

Ndërsa kjo po ndodhte, kamerat televizive u drejtuan nga kapiteni Robert Lewandowski, i cili u shfaq kundër vërshëllimave të tifozëve të kombëtares.

Ylli i Bayern Munichut tregoi me gisht fjalën “respekt” në mëngën e tij të fanellës ndërsa vërshëllimat drejtuarve lojtarëve anglezë u intensifikua.

Pavarësisht se u tallën nga tifozët si në shtëpi ashtu edhe jashtë, Anglia e ka bërë të qartë në shumë raste se nuk do të ndalet së gjunjëzuari në luftën kundër racizmit. /Telegrafi/