Telegrafi

Tifozët ngriten në këmbë për ta duartrokitur driblimin që Joao Felix u bëri lojtarëve të Getafes

Joao Felix është duke treguar deri më tani se ia ka vlejtur çdo cent i paguar nga Atletico Madridi te Benfica.

Talenti portugez u transferua te skuadra spanjolle ka ajo portugeze për 120 milionë euro, mirëpo deri më tani është duke i tregua kualitetet e larta që ka.

El Cholchoneros aktualisht po përballen me Getafen, derisa Felix ka dhuruar spektakël në “Wanda Metropolitano”.

Lexo po ashtu Joao Felix ka statistika më të mira se sa Messi kur filloi karrierën si futbollist profesionist

Portugezi i kaloi tre lojtarët kundërshtar për ta fituar kështu penalltinë që më pas Alvaro Morata e humbi në minutën e 56-të.

Fati më i keq për Felixin ishte në minutën e 66-të ku u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i lëndimit të pësuar, për t’u zëvendësuar nga Marcos Llorente, ndërsa rezultati aktual është 1-0. /Telegrafi/