Joao Felix është duke treguar deri më tani se ia ka vlejtur çdo cent i paguar nga Atletico Madridi te Benfica.
Talenti portugez u transferua te skuadra spanjolle ka ajo portugeze për 120 milionë euro, mirëpo deri më tani është duke i tregua kualitetet e larta që ka.
El Cholchoneros aktualisht po përballen me Getafen, derisa Felix ka dhuruar spektakël në “Wanda Metropolitano”.
Portugezi i kaloi tre lojtarët kundërshtar për ta fituar kështu penalltinë që më pas Alvaro Morata e humbi në minutën e 56-të.
Fati më i keq për Felixin ishte në minutën e 66-të ku u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i lëndimit të pësuar, për t’u zëvendësuar nga Marcos Llorente, ndërsa rezultati aktual është 1-0. /Telegrafi/