Tifozët kanë mbetur të befasuar kur mësuan se sa para do të fitojë Michael Olise tek Bayern Munichu pas kompletimit të transferimit të tij nga Crystal Palace.
Olise u transferua në ‘Allianz Arena’ duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare me gjigantin bavarez që aktivizoi klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 60 milionë eurosh.
22-vjeçari kështu është bërë transferimi i dytë i Bayernit në këtë afat kalimtar, pas transferimit të mbrojtësit Hiroki Ito.
“Unë jam shumë i lumtur që do të luajë për një klub kaq të madh. Është një mision i vështirë dhe pikërisht këtë po kërkoja”, ishin fjalët e para të Olise si lojtar i Bayernit.
Ish-mesfushori i Readingut i dha fund aventurës tre vjeçare tek Crystal Palace aty ku shënoi 14 gola në Ligën Premier, ku 10 prej tyre erdhën në sezonin e tij të fundit.
Chelsea aktivizoi klauzolën e tij të lirimit prej 35 milionë eurosh verën e kaluar, por Olise vendosi që të nënshkruajë një kontratë të përmirësuar me Palace e cila e rriti dukshëm klauzolën e tij.
Sipas raportimit nga Daily Mirror, Olise pritet që të fitojë rreth 220 mijë euro në javë tek Bayerni, që është dyfishi i asaj që ka fituar në ‘Selhurst Park’.
Por teksa tifozët kanë mbetur të befasuar me këtë rritje, reprezentuesi i Francës në nivel grupmoshash aktualisht fiton shumë më pak në krahasim me bashkëlojtarët e tij.
Capology ka raportuar se lojtari që përfiton më së shumti tek Bayerni është Harry Kane, me kapitenin e Anglisë që përfiton rreth 400 mijë euro në javë.
Ashtu si Kane, edhe tetë lojtarë të Bayernit janë të listuar si lojtarë që fitojnë më shumë se Olise, duke përfshirë Joshua Kimmich, Thomas Muller dhe Matthijs De Ligt./Telegrafi/