Site icon Telegrafi

Tifozët Marseilles tallin lojtarët e tyre në një mënyrë të paparë, por në fund shpërthen dhuna (Video)

Sezoni i Marseilles ka qenë skandaloz, me probleme të mëdha në fushë e jashtë saj, ndaj tifozët kanë kohë që janë kthyer kundër klubit e lojtarëve.

Sot, në sfidën kundër Bordeaux tifozët e pranishëm në Velodrome protestuan sërish dhe këtë radhë kishin bërë diçka origjinale: sa herë Marseja kishte topin, në stadium shpërthente në altoparlant muzika e famshme e Beni Hillit, aktorik komik anglez, i njohur në gjithë botën.

Gjithashtu, nëpër stadium qarkulluan 11 pankarta me piktura dhish, për të tallur lojtarët, por ofendimet kanë qenë të shumta edhe për pronaren e klubit, Margarita Louis-Dreyfus, transmeton Sportal.al.

Por, ata nuk u ndalën me kaq. Situata në një moment eskaloi dhe tifozët u përleshën me policinë në shkallët e stadiumit dhe pastaj protesta vazhdoi dhe jashtë stadiumit.

Exit mobile version