Site icon Telegrafi

Tifozët i luten Ten Hagut që të startojë më shumë me talentin e Unitedit – madje para Fred dhe McTominay

Tifozët e Manchester United i janë lutur trajnerit të ri, Erik ten Hag, që të startojë me të riun Zidane Iqbal para Scott McTominay dhe Fred.

19-vjeçari u përfshi në miqësoren e Djajve të Kuq me Melbourne Victory të premten. Dhe skuadra e Ten Hag doli fitues 4-1, disa ditë pasi Djajtë e Kuq e mposhtën Liverpoolin në Tajlandë në ndeshjen e parë të strategut në krye.

Megjithatë, pasi Iqbal prodhoi një moment magjie, me fansat që po i luteshin Ten Hagut që të startojë me të riun. Ai prodhoi një ruletë të bukur – për të kaluar lehtë dy lojtarë të Victory.

Lexo po ashtu Sërish të pakoordinuar në mbrojtje – Erik ten Hag përçon mesazh te mbrojtësit e Unitedit

Një fans, pasi pa këtë lëvizje, shkroi në Twitter: “Ai e meriton të jetë përpara McTominay dhe Fred!”.

“Kjo është pikërisht ajo që Zidane bëri duke luajtur për Francën në Kupën e Botës, i emocionuar për të parë Zidanen duke u bërë titullar për MUFC”, shtoi një i dytë. Ndërsa një i tretë shkroi: “Ai ka talent. Unë e dua atë!”.

Një i katërti tha: “Forca, aftësia, emri. Nga e dinin prindërit e tij?”. /Telegrafi/

Exit mobile version