Site icon Telegrafi

Tifozët lavdërojnë Casemiron, Neymar e quan mesfushorin më të mirë në botë – pas golit fantastik ndaj Zvicrës

(Foto: Getty Images)

Tifozët i kanë thurur elozhe Casemiros pas golit fantastik kundër Zvicrës në ndeshjen e të hënës mbrëma.

Mesfushori i Manchester Unitedit e shënoi golin e vetëm që e kualifikoi Brazilin në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.

Në takimin e zhvilluar në Stadium 974 u përballën ekipet e Grupit H, Selecao siguroi kualifikimin, ndërsa Helvetikëve u mbetet ta kërkojnë kualifikimin në raundin e fundit.

Përveç tifozëve, ka reaguar edhe Neymar, i cili nuk mund të luante në këtë takim për shkak të lëndimit.

“’Casemiro ka qenë mesfushori më i mirë në botë qe një kohë të gjatë”, ka shkruar sulmuesi i Paris Saint-Germainit në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version