Telegrafi

Tifozët kërkojnë si pasues të Terimit te Turqia, trajnerin që i solli vendin e tretë në botë

Federata e Futbollit të Turqisë (FFT) dhe Fatih Terim kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre.

Terim u largua prej kombëtares turke pas përfshirjes në një rrahje në qytetin e Adanas dhe prishjes së imazhit të Turqisë.

Tashmë të gjithë po pyesin se kush mund ta pasojë “Imparatorin”, i cili edhe në raste të tjera ka drejtuar kombëtares e Turqisë.

Fotomac ka nisur një sondazh me emrat e trajnerëve më eminent turk, ku mesin e tyre është edhe trajneri aktual i Besiktasit, Senol Gunes.

Ky i fundit edhe ka marrë besimin më të madh të lexuesve të këtij portali sportiv me 25 për qind të votave, duke u bazuar edhe në suksesin e vitit 2002, ku me Turqinë ishte renditur në vendin e tretë në botërorin që u zhvillua në Korenë Jugore dhe Japoni ndërsa në dy sezonet e fundit u shpall kampion me Besiktasin.

Pas Gunesit, tifozët ia besojë kombëtaren trajnerit rumun Mircea Lucescut (19%) dhe Sergen Yalcin (18%). /Telegrafi/