Sezoni i dështuar i Lazios i ka zhgënjyer fansat e bardhekaltërve të cilët nuk i kanë ndalur protestat kundër drejtuesve të klubit.
Në shënjestër të protestave janë Igli Tare dhe presidenti i klubit, Claudio Lotito që konsiderohen si një dyshe që po rrezikon të falimentojë klubin.
“Lolito dhe Tare, jeni përgjegjës për ecurinë e dobët të Lazios dhe dobësimin e klubit”.
“Keni 12 vjet që vetëm premtoni dhe gënjeni, Lolito dhe Tare, zhdukuni nga ky qytet”.
Duket qartë se tifozët e Lazion nuk kanë besim më tek dyshja drejtuese dhe mendojnë se me largimin e tyre, klubi kryeqytetas do të përmirësohet.
Pak ditë më parë, Stefano Pioli është shkarkuar nga Lazio për rezultatet e dobëta dhe drejtimin e klubit e ka marrë Simone Inzaghi, i cili vështirë se do të sjellë përmirësim duke punuar në një atmosferë të tillë.