Telegrafi

Tifozët francezë marrin një lajm të hidhur

Këtë vit që kampionati europian do të zhvillohet në shtëpinë e gjelave, ndodh ajo që nuk pritej. Gjeli njohur Balthazar, që ka parë shumë ndeshje të ekipit të Francës këtë herë nuk do të lejohet që të marr pjesë edhe pse është “zot shpie”.

Ky lajm ka mërzitur shumë tifozët francez, por autoritet franceze ka shpjeguar arsyen e e ndalimit si shkak i masave kundër sulmeve terroriste.

“Ju nuk do të lejoheni të futeni në stadium me gjelin tuaj të njohur Balthazar. Prezenca e tij do të vinte në një pozicion të vështirë pjesëtarët e sigurisë”, thuhet ndër të tjera në letrën që ka marrë Tomaszewski, i cili nuk është në një mendje me autoritetet.

“Jam 68-vjeç dhe ky do të jetë Europiani i gjashtë dhe i fundit për mua. Jam shumë i zemëruar”, u shpreh Clement që tha se do të shkojë në çdo ndeshje të Francës bashkë me gjelin e tij.