Site icon Telegrafi

Tifozët filluan protestat pas shkarkimit të De Rossit, CEO i Romës detyrohet të jap dorëheqje

Nuk ka qetësi te Roma pas shkarkimit të papritur të legjendës Daniele De Rossi nga posti i trajnerit.

Tifozët e Romës janë revoltuar shumë dhe kjo ka sjell pasoja të reja te klubi italian.

Drejtoresha ekzekutive e Romës, Lina Souloukou, ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm, konfirmon klubi.

Souloukou u vendos nën mbrojtjen e policisë së bashku me fëmijët e saj pasi mori kërcënime me vdekje pas shkarkimit të ish-trajnerit të Romës, Daniele De Rossi.

Roma shkarkoi legjendën e klubit De Rossi të mërkurën, më 18 shtator, duke e zëvendësuar atë me ish-trajnerin e Torinos, Veronës dhe Genoas, Ivan Juric.

Daniele De Rossi udhëhoqi Romën në 14 fitore dhe 9 barazime në 30 ndeshjet e tij me klubin.

Edhe sot në stadiumin Olimpico me fillim nga ora 18:00 ku Roma pret Udinesen priten protesta të mëdha nga tifozët e Romës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version