Gjithçka është gati për fillimin e Kampionatit Botëror, Rusia 2018,
Në Luzhniki Stadium të Moskës që do të jetë edhe impianti kryesor i ngjarjes më të madhe të futbollit kanë filluar të arrijnë tifozët.
Stadiumi po fillon të merr formë para fillimit të takimit.
Po ashtu, edhe topi zyrtar i Kampionatit Botëror është prezantuar në fushë, me dizajnin e tij unik dhe i punuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.
Një pamje nga zhveshtoret po ashtu shfaq edhe fanellat e skuadrave, pastërtinë dhe ambientet fantastike brenda Luzhniki Stadium.
Para fillimit të ndeshjes Rusi – Arabia Saudite pritet të ketë edhe një ceremoni hapëse madhështore e realizuar nga FIFA.
Rusi – Arabia Saudite zhvillohet nga ora 17:00 dhe një detaj interesant historik është që në ndeshjen hapëse asnjëherë nuk ka humbur nikoqiri. /Telegrafi/