Telegrafi

Tifozët entuziastë nga Ballkani kërkojnë që një rrugë të quhet “Jamie Vardy”

Në rrjetet sociale është iniciuar një peticion shumë interesant për riemërimin e rrugës “Ferhadija” në Sarajevë.

Akoma më interesant është emri që kërkohet t’i vendoset – emri i sulmuesit të Leicester Cityt, Jamie Vardy.

Leicesteri bëri historinë duke u bërë kampion i Anglisë dhe kjo gjë i ka gëzuar tifozët e futbollit nga e gjithë bota.

Dhe tifozë të këtij klubi ka edhe në kryeqytetin boshnjak, të cilët kërkojnë riemërimin e rrugës “Ferhadija” në qendër të qytetit me emrin “Jamie Vardy”.

Kujtojmë që barazimi ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit e shpalli Leicester Cityn edhe matematikisht kampion të Ligës Premier për sezonin 2015/2016. /Telegrafi/