Telegrafi

Tifozët e Werderit e zgjedhin Milot Rashicën si “Lojtari i Vitit”

Tifozët e Werder Bremenit duke votuar e kanë zgjedhur Milot Rashicën si “Lojtar i Vitit” dhe këtë e  ka konfirmuar klubi gjerman.

22 vjeçari shpërtheu në pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit.

Rashica këtë sezon shkëlqeu me Werderin, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Ai kontribuoi edhe me tre gola të tjerë dhe një asistim në Kupën e Gjermanisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Milot Rashica

Sot çmimi i tij llogaritet nga 7 deri në 20 milionë euro.

Në votat e tifozëve në Facebook, Rashica la prapa Jiri Pavlenkan dhe Claudio Pizarro. /Telegrafi/