Lyoni fitoi me rezultat 0-5 si mysafir i Saint Etienne në Ligue 1.
Goli i fundit u shënua nga Nabil Fekir në minutën e 84, por francezi gjatë festimit provokoi tifozët vendas.
Ai festoi në stilin e Lionel Messit, duke ua drejtuar tifozëve të Saint Etienne fanellën e tij.
Kjo i mjaftoi tifozëve të hedhin gjësende dhe pastaj të futën në fushë duke dashur ta sulmojnë lojtarin.
Por, të shpejt u treguan policët e njësisë speciale që ishte aty për të mbajtur rendin dhe larguan tifozët nga fusha dhe pas disa minutash loja vazhdoi.
Fekir shënoi edhe golin e dytë në takim, ndërsa pas kësaj fitore Lyoni renditet në vendin e tretë me 25 pikë. Kurse, St Etienne renditet në vendin e gjashtë me 18 pikë.
Vlen të theksohet se Fekir këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar tre herë. /Telegrafi/
#Replay🎥 GOOOOAAAALLLLL NABIL #FEKIR. 5-0 : pic.twitter.com/kWgMtMjM6k
— Inside Gones (@InsideGones) November 5, 2017