Tifozët e Romës po planifikojnë një protestë tjetër mbi largimin e Daniele De Rossit, me mesfushorin dhe klubin që kanë pikëpamje të ndryshme për largimin e tij.
Një video në WhatsApp u shfaq të enjten ku De Rossi thuhet se u tregonte miqve se si Roama nuk i kishte besuar atij edhe për një vit, por të hënën i ofruan një marrëveshje pagese për të ndalur bashkëpunimin.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport citon burime pranë klubit Gialloross që pretendojnë se takimi i së hënës me zyrtarët e klubit ishte i treti i këtij lloji dhe për më tepër, një propozim i tillë nuk do t’i ishte vënë mesfushorit.
Kjo vjen kur grupi ultras i Romës, Curva Sud, po planifikojnë një protestë të ulur jashtë zyrave të klubit në lidhje me largimin e ikonës së tyre, De Rossi.
“Mjaft është mjaft! DDR ishte i fundit në linjën e gjatë të sjelljes së paqartë ndaj atyre që i duan këto ngjyra”, thuhet fillimisht në deklaratën për shtyp.
#Roma, la #CurvaSud organizza un sit in per #DeRossi: "Chiediamo rispetto" https://t.co/8BJfWDGQy6
— SportMediaset.it (@sportmediaset) May 16, 2019
“Ne nuk mund të qëndrojmë dhe të shikojmë që vlerat dhe pikat tona të referencës të largohen nga ne”.
“Tashmë mjafton që tifozët e Romës do të dalin në rrugë dhe do të dëgjohet me një protestë të ulur, që do të mbahet nesër (sot), e premten me 17 maj në Piazza Guglielmo Marconi nga ora 15:00, jashtë zyrave të Romës”.
“Kjo është një ftesë për këdo, shpirti i të cilit ndjehet i tradhtuar, për të gjithë ata që mendojnë se është e drejtë të tregojnë zhgënjimin e tyre, sikurse Curva Sud besojnë, sepse Roma është një e mirë e përbashkët dhe, mbi të gjitha, përfaqëson njerëzit”.
“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë respekt”, mbyllet komunikata e Curva Sud. /Telegrafi/