Tifozët e Paris Saint-Germain tashmë i kanë dhënë lamtumirën Kylian Mbappes, duke qenë në dijeni për situatën e krijuar mes tij dhe klubit.
Ylli francez i ka bërë me dije klubit parisien se nuk do të rinovojë kontratën, ndërsa po synon të largohet si i lirë nga Parc des Princess.
Një gjë të tillë nuk dëshiron ta lejojë kampioni i Ligue 1, ndërsa e ka vënë në shitje, derisa pranoi ofertën rreth 300 milionë euro nga Al Hilal.
Por, 24-vjeçari e ka refuzuar menjëherë kalimin në Arabinë Saudite, përkundër pagës 700 milionë euro që iu ofruar në vit.
Tani, tifozët e PSG-së i kanë dëshiruar atij më të mirën në aventurën e re, ndërsa ishte duke u larguar nga qendra stërvitore e skuadrës.
Real Madridi mbetet destinacioni i tij i preferuar, por Los Blancos nuk duan të paguajnë 250 milionë eurot që po i kërkon klubi francez.
PSG ka bërë me dije se klubi që e ofron atë shumë, mund ta ketë kartonin e lojtarit, mirëpo janë larg asaj që po kërkon lojtari. /Telegrafi/
Kylian Mbappe stopped by again outside the PSG Campus after training to take pictures with the fans and sign autographs. 🎥🇫🇷 @ArthurPerrot
The fans outside the PSG Campus were also chanting “Kylian, Kylian” and “Merci Kylian, Merci Kylian..” 🗣️pic.twitter.com/ZKN7kYLoLu
— PSG Report (@PSG_Report) August 2, 2023