Site icon Telegrafi

Tifozët e PSG-së dhe Bayernit mblidhen para Estadio da Luz – aty ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Tifozët e mbledhur para Estadio da Luz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të përballen sonte nga ora 21:00 në finale të Ligës së Kampionëve.

Parisienët eliminuan Rasenball Sport Leipzigun, derisa Bavarezët e kaluan Lyoni, për të siguruar një vend në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë.

Pas shumë vështirësive që shkaktoi Coronavirusi në mesin e muajit mars, duke ndërprerë të gjitha ndeshjet në futboll, skuadrat arritën të rikthehen që të përfundojnë kampionatet.

Estadio da Luz – aty ku zhvillohet finalja mes PSG-s dhe Bayern Munichut (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ligue 1 u detyrua që të ndërpresë kampionatin shkaku i pandemisë që tashmë kishte shpërthyer në Evropë, derisa origjina ishte nga Wuhani i Kinës.

Nga situata e krijuar, tifozët nuk u lejuan të futeshin në stadiume, e kjo gjë vazhdon të jetë e njëjtë edhe në ditët e stome.

Tifozët e mbledhur para Estadio da Luz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Finalja e Ligës së Kampionëve parashihej të zhvillohej në Stamboll, mirëpo Turqia hoqi dorë, gjersa UEFA u detyruar që të zhvillonte ndeshjet e mbetura në Portugali, vend ky me numër të vogël të infektimesh me COVID-19.

Pasi ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale u mbajtën në Lisbonë, finalja po ashtu do të luhet në këtë qytet, më saktësisht në stadiumin “Estadio da Luz”.

Tifozët e mbledhur para Estadio da Luz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kur jemi te tifozët, ata të PSG-së dhe Bayern Munichut nuk do të jenë prezent brenda, mirëpo jashtë stadium ata kanë filluar tashmë të mblidhen.

Përkrahësit e kampionit nga Ligue 1 natyrisht se kanë arsye të jenë prezent në këtë moment shumë special, shkaku që është finalja e parë e tyre në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e mbledhur para Estadio da Luz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

PSG nuk ka qenë asnjëherë në këtë fazë dhe më e shumta që kishin arritur në vitet e kaluara, ishte çerekfinalja.

Tashmë kanë filluar të qarkullojnë foto të tifozëve të të dyja skuadrave përreth stadiumit ku luhet finalja e madhe, e që natyrisht se do të mbahet gjatë në mend.

Tifozët e mbledhur para Estadio da Luz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Nëse jo për shkak të spektaklit që dy skuadrat mund të dhurojnë, por për shkak të Coronavirusit që ka marrë edhe jetë njerëzish.

Bayern Munich për herë të fundit e fitoi trofeun në sezonin 2012/13, ndërsa në këtë edicion tenton të fitojë tripletën, me DFB Pokal dhe Bundesligën tashmë të fituar. /Telegrafi/

Exit mobile version