Site icon Telegrafi

Tifozët e Norwichit e fyen Billy Gilmourin, por nuk e dini se ishte më i miri i skuadrës në humbjen ndaj Palaces

Tifozët e Norwich City shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj mesfushorit Billy Gilmour duke brohoritur “kthehu te Chelsea” gjatë ndeshjes së tyre në Ligën Premier kundër Crystal Palace.

Reprezentuesi 20-vjeçar skocez iu bashkua kanarinëve në një huazim një sezon nga kampioni evropian Chelsea në korrik.

Gilmour, i cili bëri përshtypje gjatë Kampionatit Evropian të kësaj vere, ka bërë 14 paraqitje për klubin, duke fituar lëvdata nga ish-trajneri Daniel Farke për adaptimin e shpejtë në Carrow Road.

Por, të martën pasdite, një pjesë e mbështetësve të Norwichit në mënyrë të çuditshme e sulmuan mesfushorin e talentuar me një brohoritje të keqe gjatë humbjes së tyre 3-0 kundër Crystal Palace në Selhurst Park.

Abuzimi i synuar ndaj të huazuarit të Chelseat, Gilmour, u parashikua nga shumë njerëz pasi Norëich pësoi një tjetër humbje.

Komentatori skocez Mark McDougall shkroi: “Tifozët e Norwichit që duan të heqin qafe lojtarin më të mirë në klubin e tyre. Mos e fajësoni Billy Gilmour që pronarët tuaj janë të lumtur që janë një klub yo-yo dhe nuk investojnë në skuadrën tuaj. Tifozë të çuditshëm”.

Gilmour ishte më i miri në atë takim, por tifozët e Norwichit duket se nuk ia kanë idenë se ku qëndron problemi. /Telegrafi/

Exit mobile version