Telegrafi

Tifozët e Newcastle të gëzuar jashtë mase rreth blerjes së mundshme të klubit nga princi saudit, bëjnë trend në rrjetet sociale blerjen e Mbappes

Tifozët e klubit anglez, Newcastle Unitedi janë shumë të gëzuar me zërat rreth një blerje të mundshme të klubit nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.

Pronari i diskutueshëm i Newcastle, Mike Ashley raportohet se është në bisedime për të shitur klubin tek fondi i investimeve publike të Arabisë Saudite.

Sipas Wall Street Journal, Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, po mendon ta blej klubin anglez për 340 milionë funte apo 403 milionë euro.

Lexo po ashtu Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman bënë ofertë të majme për blerjen e Newcastle

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që Newastle raportohet të ketë qenë në prag të një blerje nga investitor të huaj.

Tifozët e klubit kanë të drejtë të ndjehen skeptikë, edhe pse fakti që Wall Street Journal po raporton lajmet do të thotë se është e sigurt të besosh se interesi është i vërtetë.

Financial Times janë gjithashtu pjesë e këtij raportimi duke shtuar se familja saudite ka rezervuar një fond mbi 200 milionë funte për investime në klub.

Kjo do të vijë si muzikë në veshët e tifozëve të dëshpëruar të Newcastle, të cilët janë të etur për të parë klubin e tyre të konkurrojë përsëri në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Tifozët e Newcastle në ekstazë

Steve Bruce ka bërë një punë të mirë këtë sezon, por tifozët e klubit e dinë që mundësitë janë të pafund nëse ata më në fund mund të zëvendësojnë Ashley me pronarë të pasur që janë të përgatitur të investojnë para të mëdha në skuadër.

Raporte të ngjashme pati në majin e kaluar kur u pretendua se kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour, Sheikh Khaled bin Zayed Al Nahyan, ishte i gatshëm të përfundojë një blerje të klubit prej 350 milionë funtesh.

Këto raporte çuan që Newcastle të bëhej favoriti i tretë që nënshkruan me superyllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Sidoqoftë, tetë muaj shkuan shpejtë dhe tifozët e Newcastle janë, përsëri, duke marrë kërkuar transferimin e yllit të ri më të talentuar të futbollit botëror.

Rrjetet sociale tashmë janë mbushur me postime dhe komente të tifozëve të Newcastle që kërkojnë dhe ëndërrojnë transferimin e Mbappe.

Tifozët e Liverpoolit kanë qenë ata që filluan me “#Mbappe2020” muajt e fundit, por tani tifozët e Newcastle po bëjnë atë hashtag të veçantë…

Ndërsa gjërat qëndrojnë kështu siç janë, bastet ende nuk e kanë renditur Newcastle si njëri nga klubet që mund të pretendojnë nënshkrimin e Mbappe këtë vit. /Telegrafi/