Policia angleze i ka arrestuar shtatë tifozë të Newcastle United, duke përfshirë edhe një djalë 14-vjeçar, si pasojë e incidenteve që shpërthyen në ndeshjen e Ligës Premier kundër Bournemouthit.
Tifozët mysafirë hynë në fushën e Vitality Stadium për ta festuar golin e Matt Ritchiet në minutat shtesë që ia siguroi barazimin (2-2) skuadrës së Newcastle.
Ky gol nxiti skena të padëshiruara në futboll, duke bërë që disa tifozë mysafirë të hynin në fushë dhe të përplaseshin me stafin e sigurimit.
Me këtë rast ka mbetur e lënduar një femër – pjesëtarë e stafit të sigurisë, e cila është dëmtuar në hundë.
Newcastle’s last minute equaliser at Bournemouth today, taken from the away end. Looks like they enjoyed it! #NUFC https://t.co/QkDu9ZY8SN
— Away Games (@awaygamesinfo) March 16, 2019
“Gjashtë meshkuj dhe një djalë 14 -vjeçar janë arrestuar me dyshimin se kanë hyrë në zonën ku luhet loja në një ndeshje futbolli, nga tribunat e tifozëve mysafirë dhe janë duke u ndihmuar policëve me përgjigjet e tyre”.
“Një stjuarte femër ka pësuar lëndim në hundë gjatë incidentit dhe hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë sulm”, thuhet në njoftimin e policisë së qarkut Dorset. /Telegrafi/