Telegrafi

Tifozët e Marseilles sulmojnë me gurë autobusin e Lyonit duke gjakosur trajnerin e tyre

Trajneri i Lyonit dhe ish-lojtari i njohur, Fabio Grosso, ka mbetur i lënduar pas një sulmi me gurë në drejtim të autobusit të tyre nga tifozët e Marseilles.

Sipas asaj që raporton Le Parisien, pak para fillimit të ndeshjes, autobusi i Lyonit u qëllua me gurë gjatë rrugës së tyre drejt Stade Vélodrome.

Gurët e hedhur i kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe automjetit që transportonte stafin e trajnerëve dhe lojtarët e Lyonit në stadiumin e Marseilles.

 

Copat e xhamit të thyer e kanë goditur trajnerin e Lyon, Fabio Grosso i cili mbeti krejtësisht i gjakosur pas sulmit.

Akutalisht askush nuk e di saktë seriozitetin e lëndimit por së shpejti pritet një raport mjekësor.

Asnjë koment deri më tash nuk ka dhënë as vet faqja zyrtare e Lyonit, e po ashtu as Federata e Futbollit të Francës./Telegrafi/