Telegrafi

Tifozët e Marseille djegin qendrën stërvitore duke krijuar kaos, ndeshja ndaj Rennes shtyhet

Tifozët e Marseille kanë dalë para qendrës stërvitore të klubit në prag të ndeshjes së sotme kundër Rennes, duke krijuan një kaos të madh.

Një grup prej disa qindra tifozësh u vunë flakën pemëve para hyrjes, hodhën fishekzjarrë dhe u përpoqën të hynin brenda kompleksit.

Tifozët erdhën me pankarta “Menaxho, largohu” duke dashur të shprehin pakënaqësinë me politikën dhe rezultatet e klubit në kohën e fundit.

L’Equipe shkruan se arsyet e sakta për protestat e dhunshme nuk janë të qarta, por që të gjitha fraksionet e tifozëve të Marseille patën një takim të martën në të cilin ranë dakord për këtë veprim.

Skenat përpara hyrjes në qendrën stërvitore dukeshin sikur të ishte një lloj lufte civile dhe Federata Franceze e Futbollit shtyu ndeshjen kundër Rennes që do të luhej në orën 21:00.

Marseille ra në vendin e pestë në renditje pas një serie rezultatesh të dobëta.

Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ata ka katër humbje dhe një barazim dhe tashmë janë 13 pikë prapa pozicioneve që çojnë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/