Telegrafi

Tifozët e Manchester United pretendojnë se ka një komplot kundër tyre pasi nuk iu dha një penallti

Tifozët e Manchester United mendojnë se ka një komplot kundër klubit të tyre pasi iu mohua një penallti kundër Newcastle United në St James’ Park.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes në Ligën Premier, Bruno Fernandes u rrëzua në zonë nga një ndërhyrje e Fabian Schar në minutën e 37-të.

Mesfushori sulmues derisa qëndronte në tokë u pa duke shtrënguar pjesën e poshtme të këmbës, duke këmbëngulur se ai ishte lënduar nga mbrojtësi zviceran, por gjyqtari Stuart Attwell ishte i palëkundur, edhe pse kishte një moment të çuditshëm, pasi ai të paktën nuk u dha mysafirëve një goditje nga këndi.

Për disa tifozë të United, ishte një konfirmim i mëtejshëm se vendimet kryesore po shkojnë kundër skuadrës së tyre pasi ata kërkojnë të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve mes konkurrencës nga Newcastle dhe Tottenhami.

“Disa klube marrin një penallti për të njëjtën ndërhyrje”, ka shkruar njëri. Një i dytë komentoi: “Lojtari i Newcastle e fitoi topin? Mjaft e drejtë, goditje nga këndi për United, por jo. Lojtari i Newcastle nuk e preku topin? Penallti? Joooo. Ne në fakt ne po shkelemi nga gjyqtarët”.

Një tjetër kërkoi: “Është ose një penallti ose një goditje nga këndi”. Ndërkohë një i katërti tha: “As një goditje nga këndi e lëre më një penallti. Nuk kam qenë i kënaqur me arbitrin në pjesën e parë. Vendimet shkojnë në favor të Newcastles”. /Telegrafi/