Jo shumë kohë më parë, Manchester United kishte konfirmuar emërimin e Omar Berradas si drejtori më i ri klubit, pas një aventure tek rivali i qytetit Manchester City.
Sipas Give Me Sport, Omar Berrada tani ka një plan të qartë në atë që synon të bëjë tek Manchester United pas ardhjes së tij. Besohet se qëllimi i tij kryesor do të jetë t’i jap fund shpenzimeve enorme të klubit në transferime të lojtarëve, të cilat deri më tash nuk është se kanë treguar rezultat të madh.
Ky lajm është pritur mjaft mirë nga tifozët e klubit, pasi Manchester United ishte në prag të thyerjes së limitit financiar që e lejon Liga Premier.
Kjo për shkak të pagave jashtëzakonisht të larta për disa nga lojtarët e klubit, ani pse performancat e tyre në fushë nuk pasqyrojnë në realitet atë që ata përfitojnë financiarisht.
Në mënyrë që “Djajtë e Kuq” të krijojnë një balanc ekonomik, duhet të bëhet një ‘spastrim’ i madh brenda klubit dhe pikërisht kjo pritet të jetë ajo që Berrada do ta bëjë.
Berrada pritet që t’i shokojë tifozët me çasjen e tij pragmatike sa i përket transferimeve dhe kjo pritet që tënis që prej afatit kalimtar veror.
Raporti në fund shton se Berrada nuk do të bëjë ndonjë blerje të madhe për të nisur epokën e Ratcliffe, por në vend të kësaj do të përkujdeset në krijimin e një sistemi për të zgjidhur problemet aktuale të klubit./Telegrafi/