Tifozët e Manchester Cityt mendojnë se një nga lojtarët e tyre është “mallkuar” pasi kanë parë se çfarë bëri kundër Barcelonës.
Në ndeshjen e tyre të fundit para-sezonale, City barazoi 2-2 me katalunasit në Camping World Stadium.
Ndeshja shkoi deri në penallti, ku Barça fitoi 4-1 pas dy goditjeve të humbura.
City ishte ende pa shumë nga lojtarët e tyre që luajnë në formacionin startues për shkak se atyre iu dha pushim pas përfshirjes së tyre në Euro 2024 dhe Kupën e Amerikës.
Kjo do të thoshte që Kalvin Phillips duhej të luante si qendërmbrojtës së bashku me Josko Gvardiol që rikthehej , i cili asistoi golin e parë të Cityt me një pasim të shkëlqyeshëm.
Reprezentuesi anglez doli mirë në një pozicion të ri, duke prekur topin 112 herë dhe duke u mburrur me një saktësi pasimi prej 93 për qind – me 18 pasime në të tretën e fundit.
Por pavarësisht impresionimit, fati i kalbur i Phillips vazhdoi pasi nuk arriti të shënonte në gjuajtjen e penalltive.
Dhe mjaftoi që tifozët të arrinin në përfundimin se ish i huazuari i West Ham duhet të largohet.
Njëri shkroi: “Me të vërtetë më vjen keq për Kalvin, ai duhet të shkojë të luajë jashtë vendit dhe të jetë përsëri larg mediave dhe fansave anglezë”.
Një tjetër tha: “A ka pasur një kohë më të keqe ndokush në një klub se Kalvin?”.
Një person i tretë komentoi: “Ai është mallkuar që kur u bashkua me Cityn”.
Një i katërti shtoi: “Ai duhet të largohet nga klubi sa më shpejt që të jetë e mundur!”
Një person i fundit ka reaguar: “Sinqerisht nuk mund ta shoh”. /Telegrafi/