Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është bërë shpejtë njëri nga të preferuarit e tifozëve të Lyonit, të cilët e kanë pritur ngrohtë pas fitores ndaj Troyes, ku edhe shënoi golin e parë me klubin francez.
Lyoni ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Troyes në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligue 1.
Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Xherdan Shaqiri (48’), Emerson Palmieri (72’) dhe Lucas Paqueta (87’).
Ky ishte goli i parë për Lyonin i yllit shqiptar, Shaqiri, i cili në ditët e fundit të aftit kalimtar u transferua në Liverpooli.
48' SHAQ SHAQ @XS_11official égalise avec un bijou de frappe dans la lucarne !! #OLESTAC 1-1 pic.twitter.com/ylyexu1ust
— Olympique Lyonnais (@OL) September 22, 2021
Megjithatë, Shaqiri shpejtë është bërë njëri nga të preferuarit e tifozëve të klubit francez me paraqitjet e tij të mira.
Këtë më së miri e tregon edhe një video e bërë nga tifozët, të cilët e duartrokisnin Shaqirin për paraqitjen e tij të mira.
Edhe djaloshi nga Zhegra ua ktheu duartrokitjet me dashuri.
Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Strasbourg, ku tifozët me entuziazëm thirreshin emrin e tij pas asistimit dhe paraqitjes së mirë. /Telegrafi/