Site icon Telegrafi

Tifozët e Livornos kërcënojnë me jetë drejtuesit e klubit pas fillimit të tmerrshëm të sezonit

Drejtuesit e klubit italian, Livorno, kanë marrë kërcënime me jetë nga tifozët e tyre gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Livorno e ka nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin 2020/21 në kategorinë e tretë të futbollit italian, Serie C.

Nga pesë ndeshjet e para të zhvilluara, Livorno ka tri barazime e dy humbje dhe zë vendin e 18-të me vetëm tri pikë.

Ky start i dobët i sezonit ka bërë që drejtuesit e klubit italian të marrin kërcënime me jetë nga tifozët.

Gjatë ditës së sotme, tifozët kanë vendosur një kokë derri të prerë dhe tre kryqe të vendosur në tokë me emra të drejtorëve të klubeve.

“Ju do të paguani për gjithçka. Ju do të paguani shtrenjtë”, shkruante në një banderolë në sfond. /Telegrafi/

Exit mobile version