Jemi pak orë larg ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Leicester Cityt.
Për këtë ndeshje një numër i madh i tifozëve anglez kanë udhëtuar drejt Madridit.
Ata janë rreth 10 mijë dhe deri më tani janë treguar shumë të zhurmshëm, ku ka pasur edhe disa arrestime.
Ndeshja mes klubit spanjoll dhe atij anglez luhet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Për të arritur deri në këtë fazë Atletico mundi Sevillan, ndërsa më poshtë keni disa fotografi para ndeshjes. /Telegrafi/