Ka përfunduar tregu i transferimeve në Evropë, ku disa skuadra kanë qenë mjaftë aktive, por disa të tjera nuk kanë blerë thuajse asgjë.
Skuadra italiane Lazio e ka mbyllur tregun e transferimeve me vetëm një blerje dhe ajo ishte në minutat e fundit.
Sulmuesi afrikan Jovane Cabral ishte afrimi i vetëm i Biancocelestëve në afatin kalimtar të janarit.
300 aficionados de la Lazio están protestando desde las 13:00 contra Igli Tare y Claudio Lotito por el pobre mercado de invierno realizado por el club biancocelesti.
📸 @ilmessaggeroit pic.twitter.com/o3zr8yqWhM
— Fútbol Italiano (@FutbolItaliano) February 3, 2022
23-vjeçari iu bashkua Lazios nga gjiganti portugez Sporting Lisbona si huazim për gjashtë muaj.
E afrimet e pakta nuk i kanë pëlqyer aspak tifozëve lacial të cilët kanë dalë në protestë kundër presidentit Claudio Lotito dhe drejtorit sportiv, shqiptarit Igli Tare.
“Një tjetër merkato mediokre, Lotito nuk je i denjë për këtë klub”, ishte parulla kryesore e tifozëve lacial.
Lazio, contestazione a Formello: presi di mira Lotito e Tare https://t.co/dmMc89pvtE
— informazione sport (@infoitsport) February 3, 2022
Tifozët ishin të pranishëm në qendrën stërvitore ku protestuan duke kënduar kundër dyshes Lotito-Tare.
Lazio këtë javë takohet me Fiorentinën dhe synon fitore që të mbes në garë për një vend që i dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/