Nga Rusia ku po mbahet Kampionati Botëror, vijnë shumë lajme të ndryshme, por dita e martë ishte e veçantë.
Në fushë zbritën kombëtaret e grupit H.
Japonia e mposhti Kolumbinë me rezultat 2-1, ndërsa Senegali fitoi përballë Polonisë me të njëjtin rezultat.
Por ajo që ka befasuar shumë kë, ka qenë kultura e lartë e tifozëve japonezë dhe senegalezë.
Pas ndeshjes ata kanë nxjerr nga çantat e tyre thasët e mbeturinave dhe kanë filluar ta pastrojnë stadiumet.
#TyCSportsMundial Senegal consiguió un triunfo histórico. Pero sus hinchas en lugar de festejar a minutos de terminado el partido, se encargan de limpiar su sector antes de retirarse. #RESPECT. pic.twitter.com/RiKovpfmoT
— TyC Sports (@TyCSports) June 19, 2018
Kjo ka befasuar jo pak mediat që i kanë dhënë jehonë lajmit.
Japonezët njihen për këtë, ndërsa senegalezët duhet të kenë qenë në gëzimin e madhe të fitores ndaj polakëve.
— euseandrade (@euseca) June 19, 2018
Është pritur që ky Kampionat Botëror të jetë nën lajmet për rrahjet mes ulurave, por që deri më tani, festa e futbollit ka mbretëruar. /Telegrafi/