Site icon Telegrafi

Tifozët e hutuar me shpërblimin që mori Haaland si lojtar i ndeshjes, por për norvegjezin ajo është vetëm një pikë në oqean

Erling Haaland është shpallur lojtar i ndeshjes miqësore mes Yokohamas dhe Manchester Cityt.

Kampioni në fuqi i Evropës fitoi ndaj skuadrës japoneze me rezultat 3-5, derisa Haaland i inkuadruar nga banka rezervë realizoi dy gola në këtë sfidë.

Norvegjezi pasi u shpall lojtar i ndeshjes mori edhe një shpërblim prej 1 milionë parave japonezë dhe të gjithë mbetën të habitur me këtë.

Vlera që mori realisht Haaland është prej 6300 eurove, një shumë që për norvegjezin konsiderohet si një pikë në oqean, pasi Haaland fiton 1 milion euro pagë javore te Manchester City.

Për njerëzit e zakonshëm që bëjnë një punë prej 40 orëve në javë ato para janë jashtëzakonisht shumë për 45 minuta sa qëndroi në fushë Haaland, por për norvegjezin nuk duket një shumë që qon shumë peshë.

Lexo po ashtu Haalandit nuk i pëlqeu që lojtari kundërshtar festoi në mënyrën e tij

Tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale duke shkruar komente të ndryshme, ku disa ishin edhe komike.  “Ky është thjesht një ndryshim xhepi për të”. “Me pagën e tij masive javore prej 900,000 £, ai shpërblim prej 5,000£ është vetëm një pikë në oqean për të!”.

“Haaland i fitoi për dy orë ato para”. “Ai definitivisht nuk ka nevojë për ato 5 mijë funte”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version