Site icon Telegrafi

Tifozët e gjuajnë me gota birre, Haaland tallet me ta gjatë festës së golit

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland iu përgjigj shkëlqyeshëm abuzimit të tifozëve të Bayern Leverkusenit në fitoren 4-3 të skuadrës së tij pasditen e së shtunës.

Haaland, i cili shënoi dy herë dhe me penalltinë e shënuar ia dha vizitorëve epërsinë në vetëm 13 minuta përpara fundit dhe u godit me gota plastike ndërsa shkoi për të festuar me shokët e tij të skuadrës.

Sidoqoftë, 21-vjeçari nuk e la urrejtjen tek ai dhe në vend të kësaj u tall me mbështetësit vendas duke pretenduar se pinte nga një prej gotave me birrë që kishin rënë te këmbët e tij.

 

Shoku i tij i skuadrës në Dortmund, ylli i Anglisë, Jude Bellingham, u kap gjithashtu nga kamera duke bërë një kapje mahnitëse të një gote që po fluturonte në drejtim të tij.

Veprimet e Haaland ishin shumë të ngjashme me ato të Declan Rice, i cili festoi golin hapës të Raheem Sterling për Anglinë kundër Hungarisë gjatë pushimit ndërkombëtar në një mënyrë identike.

Ndryshe, Haaland tashmë ka shënuar pesë gola dhe katër asistime në katër ndeshje deri më tani këtë sezon në Bundesliga. /Telegrafi/

 

Exit mobile version