Tifozët e futbollit mbetën të mërzitur të mërkurën mbrëma, pasi besojnë se një gabim i madh i gjyqtarit i kushtoi Kanadasë me një penallti që do të ishte e dyta e tyre kundër Belgjikës, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986.
Kanadaja nuk ishte kualifikuar në Kupën e Botës për 36 vjet deri në fillim të këtij viti.
Në minutën e 10-të, Kanada fitoi penallti, kur prekja me dore e Yannick Carrascos u vendos nga VAR.
Davies gjuajti nga pika e bardhë, por portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois e priti gjuajtjen, duke ia mohuar golin lojtarin e Bayern Munich.
https://twitter.com/jrnews_sports/status/1595502299941666816
Vetëm dy minuta më vonë, kanadezët e gjetën veten duke kërkuar për një tjetër penallti, kur Tajon Buchanan u duk i rrëzuar në zonë.
Canada robbed of another penalty by the referee. Linesman gave offside when Hazard passed the ball.pic.twitter.com/sQubZzGWvM
— FootballPrinted (@FootballPrinted) November 23, 2022
Asistenti iu erdhi në ndihmë belgëve, duke ngritur flamurin për të treguar se Buchanan ishte jashtë loje, që do të thotë se nuk kishte nevojë për kontroll të VAR-it.
Megjithatë, tifozët vunë re se topi për shkoi te Buchanan ishte pasuar nga Eden Hazard, që do të thoshte se nuk duhej të kishte një flamur të ngritur për pozitë jashtë loje.
https://twitter.com/jrnews_sports/status/1595501229723226112
Ndërsa në fundin e pjesës së parë kishte edhe një moment që ishte i dyshimtë, kur Axel Witsel u duk se shkeli Richie Laryea, por as kjo ndërhyrje nuk u dha penallti.
https://twitter.com/jrnews_sports/status/1595517434525585408
Para ndeshjes pati polemika rreth gjyqtarit, Janny Sikazwe, që mori përgjegjësinë për të drejtuar ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës.
Ai ishte futur në histori në fillim të këtij viti, kur ai dy herë përfundoi një ndeshje mes Tunizisë dhe Malit në fillim të Kupës së Kombeve Afrikane.
Ndeshja u vendos nga një gol i Michy Batshuayi që erdhi pas një pasimi të Toby Alderweireld. /Telegrafi/
https://twitter.com/jrnews_sports/status/1595509378031185920