Tifozët e Borussia Dortmundit kanë shpalosur një koreografi gjigante në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Wolfsburgut.
Dortmundi ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 ndeshjen nda Ujqve, e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.
Fitorja bëri që verdhezinjtë ta rikthejnë pozitën e parë në tabelë, kjo falë edhe tifozërisë së tyre fantastike.
Në stadiumin e njohur Signal Iduna Park ishin mbledhur plot 81,365 shikues, të cilët i dhanë përkrahje maksimale Dortmundit.
Përveç kësaj, tifozët vendas kanë shpalosur edhe një koreografi mbresëlënëse dhe shumë domethënëse, ku pjesë e tij ishin një burrë së bashku me fëmijën e tij.
“Si fëmijë, babai më mori mua në ndeshje. Ashtu bëri edhe babai i tij me të “, shkruante nën fotografinë e madhe të koreografisë.
Kjo koreografi ka treguar edhe një herë që tifozët e Dortmundit janë ndër më të mirët dhe organizuarit në botë. /Telegrafi/