Takimi mes Borussia Dortmundit dhe Monaco është shtyrë mbrëmë për ditën e sotme.
E gjithë kjo pas një sulmi me bombë ndaj autobusit të skuadrës gjermane të Dortmundit.
Si pasojë e kësaj ka thyer dorën futbollisti Marc Bartra, i cili në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është operuar me sukses, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast edhe tifozët e Dortmundit kanë bërë një gjest fisnik duke u hapur dyert e shtëpive fansave të Moancos, të cilët kanë bërë një sy gjumë pas pritjes së gjatë në stadium.
Ndryshe, takimi do të zhvillohet sot me fillim në ora 18:45 ndërsa siguria është ngritur në nivel maksimal prej autoriteteve gjermane. /Telegrafi/