Site icon Telegrafi

Tifozët e Cardiff Cityt me mesazh emocionues për Salan: Nuk të pamë kurrë, por do të duam gjithmonë

Emiliano Sala kishte marrë aeroplanin dhe ishte nisur për në Cardiff pasi ishte përshëndetur me shokët e tij të klubit Nantes.

Ai ishte bërë blerja më e madhe në histori të klubit të Cardiffit, javën që shkoi, kur u transferuar për afër 20 milionë euro.

Aeroplani me të cilin udhëtonte u zhduk në kanalin anglez që nga e hëna, ndërsa pas katër ditësh kërkime, sot policia vendosi t’i ndërpresë kërkimet për gjetjen e lojtarit dhe pilotit.

Tifozët e Cardiff Cityt ka ditë që lutën për lojtarin, ndërsa sot kanë prezantuar një pankartë për lojtari.

Lexo po ashtu Kërkimet për aeroplanin e zhdukur që barte sulmuesin Emiliano Sala mbyllen pa rezultat, lojtari dhe piloti mbeten të zhdukur

“Nuk të pamë kurrë duke luajtur, nuk të pamë kurrë duke shënuar, por Emiliano zogublu i jonë i bukur do të duam gjithmonë më shumë”, shkruhej në pankartë.

Sala nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe të hënë e kishte stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e rinj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Emiliano Salan

Lojtari kishte shënuar 12 gola në gjysmë sezonin e tij në Ligue 1 me Nantes. /Telegrafi/

Exit mobile version