Tifozët e klubit të Arbërisë ‘Stuhia e Kuqe’ kanë protestuar, me ç’rast po kërkojnë kthimin e kryesisë të dorëhequr.
Ata me pankarta në duar kanë kërkuar që presidenti i tyre, Jahir Krasniqi të rikthehet në krye të klubit dhe sukseset ti vazhdojnë edhe në Superligë.
Arbëria javë me parë shkruajti historinë duke u inkuadruar për herë të parë në elitën e futbollit kosovar, por papritmas mesditën e së dielës, drejtuesit e klubit nga Lipjani dhanë dorëheqje.
E arsyeja e dorëheqjes së kësaj kryesie ishte pakënaqësia e banorëve të fshatit Dobrajë.
Më poshtë keni fotografi nga protesta e tifozëve ‘Stuhia e Kuqe”: